Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kadastra në terren për të prekurit nga tërmeti, 80 specialistë po inspektojnë një më një godinat

Shkruar nga Newsbomb

Punonjësit e Kadastrës Shqiptare, këto ditë janë vënë tërësisht në dispozicion të Bashkive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në Durrës, Tiranë, Krujë e FushKrujë, në Ishëm e Kavajë, në Kamëz e Vorë. Dhe, për të ndihmuar edhe më shumë, në zonat e dëmtuara janë atashuar edhe grupe specialistësh nga drejtoritë rajonale të Lushnjes, Elbasanit dhe Fierit.

Janë rreth 80 specialistë të Kadastrës, inxhinierë, arkitektë, topografë e gjeodetë që, në grupe të vogla dhe të shoqëruar me përfaqësues të Bashkive dhe Institutit të Ndërtimit, po inspektojnë një për një godinat në zonat e goditura.

Siç njofton Kadastra, deri tani këto grupe kanë vizituar rreth 1600 objekte, banesa, objekte social ekonomike, industriale, objekte publike shkolla etj, prej të cilave rezulton se me problematika të gjithfarllojshme janë rreth 12% e objekteve. Nesër do të bëjmë të ditur për publikun një analizë të detajuar të objekteve të verifikuara deri tani.

“Për specialistët e rinj, pamja e këtyre ditëve është edhe një eksperiencë e trishtë për punën e tyre në të ardhmen, ndërsa për ne të gjithë duhet të kthehet në një pikë kthese në mënyrën se si e trajtojmë zemërimin e natyrës.

Një falenderim personal për të gjithë keta punonjës që vijojnë të levizin rrugicave deri në orët e mbrëmjes dhe pastaj kalojnë edhe disa orë të tjera duke hedhur në sistemin e përqëndruar informacionin ditor”, thuhet në reagimin e Kadastrës.

22.jpg

33.jpg

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu