Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Kadastra e Durrësit zhvendoset në Tiranë, shkak bëhen problematikat e trashëguara 30 vjeçare në çështjet e pronësive

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Durrësi nuk do të ketë më zyrë kadastrale në qytet, pasi kjo zyrë tashmë do të zhvendoset në Tiranë. Burime për mediat bëjnë të ditur se kjo zhvendosje do të bëhet për shkak të problematikave të trashëguara 30 vjeçare me çështjet e pronësive, veçanërisht në zonat bregdetare.

Gjatë transferimit të dosjeve, regjistrave hipotekorë dhe dokumenteve të tjera do të jetë e pranishme edhe Policia e Shtetit, për shkak të rëndësisë së madhe që kanë të dhënat.

Ky transferim i zyrës kadastrale në Tiranë bëhet me qëllim shmangien e kontaktit fizik mes punonjësve dhe qytetarëve, me këta të fundit që do të orientohen më shumë drejt portalit e-albania.

Kujtojmë që problematike ka qenë situata edhe në Kadastrën e Vlorës, kun ë 10 muaj u ndërruan 6 drejtorë, por me vendosjen e drejtorit të ri gjithçka duket nën kontroll.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img