
ASHK Sarandë ka anuluar lejen e legalizimit për një objekt të pronësi të ish-deputetit demokrat, Gani Hoxhaj.
Sipas “News24”, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka konstatuar parregullsi në pajisjen me leje legalizimi për një objekt me tre kate të ish-deputetit në lagjen nr.1 Sarandë, e gjithashtu në pajisjen me certifikatë pronësie.
Më pas, ASHK Sarandë ka anuluar lejen e legalizimit në muajin gusht për objektin në fjalë dhe ka vendosur masën e kufizimit në dokumentet për pasurinë e pronës. Gjithashtu, sipas “Balkanweb”, një shkresë zyrtare për anulimin e lejes së legalizimit të objektit të Hoxhajt është dërguar në Prokurorinë e Sarandës.
Sondazh
Poll