Tirana
clear sky
-7.5 ° C
-7.5 °
-7.5 °
73 %
1kmh
0 %
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
11 °
E martë, 25 Janar, 2022

Kabrioleja e tij u bë ‘petë’, ja kush është 36 vjeçari që humbi jetën nga aksidenti dje në Elbasan, baba i një vajze 2 vjeçe

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kledis Deda, 36 vjeç, humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në rrugën Elbasan-Bradashesh. Ai udhëtonte më makinën e tij tip Volkswagen kabriole bashkë me një person tjetër, shtetasen 29 vjeçare me inicialet K.Sh.

Mjeti me të cilin dy personat udhëtonin u përplas me një minibus me pasagjerë, 5 prej të cilëve mbetën të plagosur dhe pasi u dërguan në spitalin e Elbasanit, morën mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Por fati nuk do të tregohej kaq bujar me Kledis Dedën. 36 vjeçari ishte pasagjer në makinë dhe ia kishte lënë ta drejtonte atë shtetases me inicialet K.Sh. Fillimisht u tha se viktima ishte në makinë me bashkëshorten por Policia në njoftimin sqarues, sot, bëri me dije se Kledis Deda ishte në makinë me një person tjetër.

I riu mori plagë të rënda nga përplasja e fuqishme dhe pak orë pas aksidentit, ndërroi jetë në spital, shkruan newsbomb.al. Klevis Deda ishte babai i një vajze të vogël, e cila në javën e parë të muajit shkurt do të bëjë 3 vjeçe.

Kujtojmë se, vetëm dje si pasojë e aksidenteve rrugore kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

Ndërkohë, sipas një informacioni të sotëm, të dërguar nga Policia, viktima nuk ka qenë në makinë me bashkëshorten por me një shtetase tjetër, 29 vjeçaren me inicialet K.Sh, e cila është arrestuar në kushtet e flagrancës.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volkswagen”,  që drejtohej nga  shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u  përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volksëagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia sot.

Më poshtë, foto e çiftit Deda, makina me të cilën 36 vjeçari udhëtonte mbrëmjen e djeshme:

80818312_101864537993783_8285476940345769984_o.jpg

62167451_2559631340722396_2271880211723190272_n.jpg

118625689_3605027372849449_5833630762461986060_n.jpg

135313517_195282052145617_7343548488616129983_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img