Disa zona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të situatës së krijuar nga rreshjet e shumta të shiut gjatë orëve të fundit.
OSHEE thotë se rreth 40% e fiderave janë shkarkuar si masë sigurie, kjo pasi shumë kabina elektrike dhe transformatorë janë rrethuar nga uji.
Rajonet më të prekura janë Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri.
NJOFTIMI I OSHEE:
Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet e shkaktuara nga moti i keq janë Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri.
Janë riparuar plotësisht defektet në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës, sikurse kemi përmirësim të vazhdueshëm në rajonin e Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Burrelit.
Ripërsërisim se 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie.
Referuar informacionit të orës 09:00 është bërë i mundur riparimi i defekteve në 65% të fiderave si dhe është rikthyer energjia në 58% e konsumatorëve të prekur në rang vendi.
Të stakuar janë dy fidera që furnizojnë hidrovorët Orikum dhe Gocaj (Lezhë).
Aktualisht po punohet në linjat 35kV Shkozet (Durrës) – Kavajë dhe në linjën Krastë – Bater (Elbasan).