Hapësire reklamuese

Politikë

“Ka vendosur në errësirë rivalin”, Berisha vlerëson Belind Këlliçin: Ka marrë flamurin e fushatës në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
“Ka vendosur në errësirë rivalin”, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar fushatën e kandidatit të kolaicionit “Bashkë fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi.

Gjatë aktivitetit "Akademia e Lidershipit për Vajza" të organizuar nga FRPD, Berisha tha se Këlliçi ka marrë flamurin e fushatës në Shqipëri.

"Sot ne jemi në një fushatë elektorale. Kam shumë kënaqësi që një i ri, deri dje drejtues i forumit që na ka mbledhur sot këtu, garon për kryetar bashkie dhe ju konstatoni, se si Belind Këlliçi ka arritur të marrë, të dominojë dhe të marrë flamurin e fushatës në Shqipëri, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shqipëri.

Ju konstatoni se si ky i ri me të rinjtë dhe qytetarët në njërën anë, ka vendosur në pothuajse në errësirë rivalin e tij, i cili siç ka dashtë vetë, është sot simbol i tre veseve kryesore. I falsit. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa të jesh i ri dhe fals. Ai në fakt i ri nuk është, ai ka djegur rininë e tij me falsitet se tani është moshë tjetër.

I gënjeshtrës, ku një njeri që nis një fjali dhe në qoftëse në dy fjalët e para ka një të vërtetë, do ti mbulojë me një gënjeshtër në dy fjalët e dyta. Dhe e treta, i vjedhjes dhe korrupsionit. Nuk e ka për asgjë, të dalë para kamerave, para shqiptarëve, kam mbjellë 1 milionë pemë. Pse ka vjedhë, ka vjedhë çmimin e 1 milionë pemëve, nuk e ka për gjë fare.

Ka ndërtuar 40 shkolla dhe numëron shkolla të ndërtuar edhe 60 vite më parë. Tirana ka 17 orë ujë, në një kohë kur Tirana është përkeqësuar furnizimi me ujë nën drejtimin e tij. Pra u desh të dalë në arenë një i ri me vlera që të ndërgjegjësojë qytetarët e Tiranës për të gjithë, këta i thonë demagogji, por nuk është demagogji, është falsitet fund e krye. Gënjeshtër fund e krye dhe vjedhje fund e krye", tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese