Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ka thënë se do shpalleni non grata”, Ilir Meta ironizon Bashën: Kryememexhiu i Shqipërisë nuk mund të merret seriozisht

Shkruar nga Newsbomb
“Ka thënë se do shpalleni non grata”, Ilir Meta ironizon

Gazetari Andi Tela është shprehur mbrëmjen e sotme përpara Presidentit Meta se një politikan është shprehur se Meta do të shpallet “non grata” pasi t’i përfundojë mandati i Presidentit, ndërsa moderatori Çim Peka tregoi se ai që i kishte thënë këto fjalë është Lulzim Basha.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse kjo do të ishte e vërtetë, Meta nuk u përgjigj, por vendosi që të ironizojë Bashën, duke e quajtur “kryememexhiu i Shqipërisë”. Ai tha në Syri Tv se do t’i vinte keq për çdo ambasadë që do të katandisej në nivelin ku do të merrte Bashën si zëdhënës serioz për të dhënë mesazhe.

“Nëse ka ndonjë palo-ambasadë apo palo-shtet që ka zgjedhur ndonjë palo-politikan për t’i dërguart  mesazh Ilir Metës, mua këtu më kanë patur dhe këtu do të më kenë. Më vjen keq për ata amerikanë të korruptuar që kompromenbtojnë vlerat e SHBA-vë. Kur Ilir Meta ka dalë në lëvizjen e dhjetorit, nuk ka patur ambasadë amerikane në Shqipëri. Unë kam shumë respekt për ambasadat, prokush ka mesazh për Ilir Metën, le të ma thojë direkt, pais unë nuk do të hezitoj t’ja them kujtdo ashtu siç e meriton. Të marr kryememexhiun e Shqipërisë si zëdhënës serioz, mua më vjen keq për çdo ambasadë që do katandisej në atë nivel”, tha Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll