Hapësire reklamuese

Politikë

"Ka takuar prokurorë e gjyqtarë", akuzat e Sali Berishës për Bashën: Nuk guxoi të përmendte Ramën, McGonigal jo e jo

Shkruar nga Newsbomb
"Ka takuar prokurorë e gjyqtarë", akuzat e Sali
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar këtë të martë se ish-drejtori i FBI që po hetohet në Amerikë, kur ka qenë në Shqipëri është takuar me prokurorë e gjyqtarë dhe trupa të vettingut. "A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë", u shpreh Berisha në mbledhjen e Kryesisë së PD. Më tej, ai komentoi dhe reagimin e shkurtër në Twitter të Lulzim Bashës. Nuk guxoi të përmendte Ramën, se McGonigal jo e jo, u shpreh kryetari i PD. "E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta", tha Berisha.

Pjesë nga deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Pse i them këto, i them këto sepse rasti McGonigal, ndriçon, ndihmon shqiptarët për të kuptuar zhvillimet rreth tyre. Për të kuptuar se si mund të përdoret korrupsioni, jo vetëm për ti varfëruar ata, por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata, për ti shndërruar të pashpresë. Imagjinoni ju, se çfarë efekti toksik kanë patur tek qytetari shqiptar me qindra deklarata të paguara si ajo e Mark Rossinit, në mbështetje të Edi Ramës, në mahni të ministrave të tij, të sukseseve imagjinare, absolutisht që të gjitha të paguara. Imagjinoni ju çfarë drame është luajtur në këtë vend me shkatërrimin e drejtësisë dhe shndërrimin e saj në një repart të PS-së. Skapi të cilin, ose për të cilin mund të jenë bërë me dhjetëra, qindra deklarata është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Askush nuk e ka diskredituar atë përveç vetes së tij. Do ju jap një shembull, vetëm nga dita e sotme. Deputeti Gazment Bardhoi shkoi dhe paditi në skap aferën. Për të dëshmuar se është një mburojë e partisë së tij, përgjigja; ishte na sill akt padinë. Prisni. Ka patur para skapit një prokurori të krimeve të rënda quhej. Kur doli çështja Nik Muzin, ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën, e mori të pandehur për larje parash, sepse ajo ishte larje parash. Nuk tha, më sill aktpadinë, dosjen e Nik Muzin, jo. Aq sa kishte. Për skapin e partisë, pavarësisht se në të katër anët e botës ulërinjë sirenat e korrupsionit, të krimit nuk ndodh asgjë, dhe i kërkon aktpadinë. Nuk mund të fillojë hetim. Po mban të njëjtin qëndrim me Edi Ramën, armiqësor, sepse një shqiptar aty duhej ti thoshte vetes; dale, ky faqezi bëri këtë akt. Ky dokument i Gjykatës Amerikane kërkon këto, e këto. E sigurisht që aty pjesa dërrmuese e hetimeve është në Shqipëri. Çfarë e pengonte SKAP-in të njoftonte sot se ka filluar hetimin dhe të thërriste me radhë. A e dini se McGonigal ka takuar prokurorë këtu, vetorë, veting, ka takuar gjykatës, ka hyrë e ka dalë i plotëfuqishëm. Këto nuk ekzistojnë për skapin e partisë. Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll