Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Ka sulmuar seksualisht tre meshkuj, prokuroria ngre akuza ndaj aktorit Kevin Spacey

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i famshëm hollivudian Kevin Spacey do të përballet me një sërë akuzash të reja për ngacmim seksual gjatë viteve të fundit.

Aktori 62-vjeçar po ndiqet penalisht me akuzat për katër sulme seksuale ndaj tre meshkujve mes vitit 2005 dhe 2013 në Londër dhe Gloucestershire.

Ai akuzohet gjithashtu për dhunim seksual të një personi pa pëlqimin e tij.

Prokuroria në Britani zbuloi sot një burrë që pretendon se ishte sulmuar seksualisht dy herë në mars të vitit 2005. Një burrë i dytë pretendon se në gusht 2008 ai u sulmua seksualisht dhe më pas u detyrua të përfshihej në një akt seksual kundër vullnetit të tij. Të gjitha këto incidente të supozuara kanë ndodhur në Londër.

Më në fund, ankuesi i tretë tha se ai ishte sulmuar seksualisht në prill 2013 në Gloucestershire.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img