Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ka rritje të lehtë të shifrave me Covid, 3 humbje jete në 24 orë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2258 testime, nga të cilat janë regjistruar 123 raste të reja dhe 3 humbje jete, më i riu 65 vjeç.  

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste  në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll,  Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz,  Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Prill 2021)

Raste të reja ditore        123

Të shëruar në 24 orë      724

Të shtruar në spitale      122

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,258

Testime totale             630,822

Raste pozitive             130,859

Raste të shëruara       107,887

Raste Aktive                 20,586

Humbje jete                  2,386

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16351

Fier      1586

Durrës  467

Shkodër      564

Korçë    459

Gjirokastër   344

Vlorë    244

Elbasan   132

Kukës     171

Dibër    103

Berat       107

Lezhë     58

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img