Hapësire reklamuese

Politikë

"Ka rrezik në veri të Kosovës", presidenti Begaj ashpërson tonet për Serbinë: Duhet dhënë një mësim, marrëveshjet e firmosura zbatohen!

Shkruar nga Newsbomb
"Ka rrezik në veri të Kosovës", presidenti Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë mbrëmjen e kësaj të marte një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ku ka folur për politikën në Shqipëri, në Prishtinë dhe tensionet në veri të vendit. Ai ka dënuar tensionet e provokuara nga ana e Serbisë.

Begaj ashpërsoi tonet për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se Serbia nuk provokon paqen dhe hiqet sikur është neutrale, por në fakt promovon destabilitet. "Duhet dhënë një mësim që marrëveshjet e firmosura duhen implementuar...", tha presidenti.

"Nuk do pranohet dhuna se sjell mjerim. Mendoj që mesazhet do të jenë aq të qarta sa të garantohet se do të margjinalizohet e dënohet kushdo që promovon dhunën. Është e dhimbshme të pranojmë që veç faktit që Kosova është shumë e duruar për këtë marrëveshje.

Kemi një Serbi që nuk promovon paqen por hiqet e duket se është neutrale, por promovon destabilitet në veri dhe nuk implementon marrëveshjet. Duhet dhënë një mësim që marrëveshjet e firmosura duhen implementuar dhe se rruga e duhur është ajo e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Pavarësisht kohës së gjatë që merr procesi duhet të jemi të duruar. Luftën e fituam, tani duhet të ruajmë paqen. Nuk mendoj që paqja ruhet vetëm nga Kosova edhe Serbia e di çdo të thotë hapja e një fronti të rri. Lufta në Ukrainë tregon pasojat e një lufte dhe na bën të mendojmë 2 herë para hapjes së një fronti të ri”, u shpreh Bajram Begaj.

Presidenti i Shqipërisë u shpreh në Prishtinë edhe për nismën e "Ballkanit të Hapur". Ai tha se çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur, duke theksuar se duhet kohë që dy shtetet tona të jenë bashkë edhe në këtë nismë.

“Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura. Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin."

Presidenti Begaj, ka thënë se ekziston rreziku që strukturat kriminale në veri të Kosovës të eskalojnë situatën, duke shtuar se ato kanë përkrahje edhe nga elementet shtetërore. Sipas tij, institucionet në Kosovë duhet të ruajnë qetësinë dhe të raportojnë për edhe incidentin më të vogël.

“Ka rrezik për eskalim të situatës në veri të Kosovës. Atje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cënojnë sigurinë. Ajo që mund të them është që të ruajmë qetësinë dhe të marrim cdo incident me qetësi e ta raportojmë në media e të mos lëmë Serbinë që të keqinformojë për ngjarje të caktuara”, shtoi kreu i shtetit shqiptar.

Sa i takon deklaratës së Presidentes së Kosovës për Traktatin e Mbrojtjes, Begaj u shpreh se ajo është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse.

"[...] E mirëkuptoj Presidenten Osmani dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojmë, por mendoj se kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin. Në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e Republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla."

Begaj po ashtu tha se Shqipëria qëndron në anën e Kosovës me të gjitha mjetet e mundshme, por theksoi se përqëndrimi kryesor duhet të jetë dialogu. “Shqipëria qëndron në krah të Kosovës. Unë e kam thënë më herët se ne kemi fituar luftën. Por tani është koha të luftojmë për ruajtje të paqes pasi vetëm kështu përparojmë dhe zhvillohemi."

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.