Hapësire reklamuese

Bota

“Ka raste në jetë kur ndihesh fajtor që po jeton”, aktivistja afgane e strehuar në Shqipëri ëndërron të kthehet në vendin e saj

Shkruar nga Newsbomb
“Ka raste në jetë kur ndihesh fajtor që po jeton”,

Ghazaal Habibyar është një ndër shtetaset afgane, e cila është strehuar në Shqipëri së bashku familjen e saj.

Ajo rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar nga sulmet e talibanëve në atje, ndërsa shprehet e shqetësuar për qytetarët afganë që ndodhen atje.

"Ka raste në jetën tuaj kur ndiheni fajtorë që jeni gjallë. Kjo mund të kishim qenë ne, patjetër. Ata njerëz që kanë humbur jetën, kanë familje, janë njerëz shumë të rinj”, tha ajo për The Associated Press.

38-vjeçarja është një aktiviste në fondacionin “Shoqëria e Hapur”, e cila është detyruar që të studiojë në Australi, pasi sjellja e talebanëve kundrejt gjnisë femërore nuk ia mundësonte këtë gjë.

Ëndrra e saj më e madhe është që të rikthehet në Afganistan dhe të ndihmojë në rikmëkëmbjen e vendit të saj.

kjo katastrofë njerëzore që po ndodh tani, mund të ishte parandaluar. I gjithë ky proces evakuimi mund të ishte menaxhuar shumë më mirë”, tha ajo.

Habibyar i bëri një premtim djalit të saj kur avioni u ngrit. Hamza, 6 vjeç, ishte duke qarë dhe nuk donte të largohej.

"Unë i thashë se do të më bësh një premtim: të studiosh, të jesh dikush dhe të kthehesh”, iu drejtua nëna e tij.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.