Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Ka raste me variantin Delta në Shqipëri? Albana Fico: Kemi dyshime të arsyeshme. Këto dy grupe janë më të riskuara

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico foli sot për variantin e ri të Covid-19, Delta, për të cilin tha se ende nuk kemi raste të identifikuara, por ka dyshime të arsyeshme për prezencën e këtij virusi në Shqipëri.

Duke folur për News 24, Fico u shpreh se ky variant është 40-60 % më i transmetueshëm se Covid-19. 

Ajo shtoi se personat e pavaksinuar ende dhe ata që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës, kanë një risk më të lartë për t’u prekur nga varianti Delta.

Pyetje: Varianti Delta, a kemi raste të dyshuara?

Albana Fico: Situata epidemiologjike është me një numër të ulët të infeksionit dhe fatalitete të vogla, të cilat kanë ulur pak vigjilencën ndaj Covid-19. Delta duke patur një përhapje të gjerë, më një dominim në SHBA dhe Angli, përbën një shqetësim edhe për ne. Ky variant është 40-60 % më i transmetueshëm. Personat që nuk janë vaksinuar ose ata që kanë marrë vetëm një dozë, kanë një risk më të lartë për t’u prekur nga variantet e reja. Ne kemi artikuluar që prej javës së kaluar faktin se kemi sinjale të pazakonta në ISHP nga mostra të cilat vijnë dhe përpunohen tek ne. Është e rëndësishme ta themi se këtu është gjeneza e dyshimit të arsyeshëm, që përfshin hulumtimin epidemiologjik. Tani nuk kemi të identifikuar një rast të tillë, por sigurisht kemi pasur sinjale të pazakonta. Nuk mund ta themi ende se kemi raste të identifikuara me variantin Delta.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img