Hapësire reklamuese

Politikë

“Ka radhën pas Fatos Tushes”, reagon kryebashkiaku që e ka emrin në SPAK: Lejova doktorin që të përshtasë shtëpinë e tij në Valbonë, vetëm kaq!

Shkruar nga Newsbomb
“Ka radhën pas Fatos Tushes”, reagon kryebashkiaku që e ka

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe së bashku me 9 zyrtarë dhe 1 biznesmen, ka bërë shumë bujë në media dhe opinion publik në vend. Besimi te drejtësia po rritet, megjithatë ka ende skeptikë.

Ditët e fundit në diskursin mediat dhe atë të “fjalëve të lira” në shoqëri, është përmendur dhe emri i kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, si zyrtari lokal i radhës që do të arrestohet nga SPAK pas Fatos Tushes. Të tilla janë aludime dhe asgjë e bazuar në burime apo informacione konkrete.

“Kazani zien” pasi në SPAK ndodhet një çështje e kryetarit të Bashkisë së Tropojës, për të cilën ai thotë se e kanë iniciuar kundërshtarët e tij politikë këtu e shumë vite më parë, kur mbante postin e kryetarit të Komunës Margegaj.

Me anë të një shënimi sqarues në rrjete sociale, Byberi thotë se ai brenda ligjit ka lejuar që kirurgu Din Selimi të rikonstruktojë dhe të përshtasë shtëpinë e tij familjare në Valbonë.

Lexoni më poshtë sqarimin e tij për mediat dhe publikun:

Ka disa vite qe kundershtare te dobet politikisht e moralisht duke shfrytezuar lidhjet e dikurshme nepotike e pozitat shteterore kane stisur e iniciuar nje pseudo-proçes penal ndaj meje qe nga koha kur mbaja detyren e Kryetarit te Komunes Margegaj.

Megjithese kane kaluar mbi 6 vite qe nuk e ushtroj ate detyre"vigjilentet"e poshtersise vijojne te tundin te njejtin flamur te intriges e shpifjes.

Natyrisht sa here ka ngjarje penaliteti ne Shqiperi investohen per ti kujtuar publikut intrigen qe kane gatuar.

Jane Gjykatat e avokatet qe merren me interpretimin e ligjit por mua per hir te transparences qe me ka karakterizuar ne 30 vite sherbim publik me obligon karakteri im te sqaroj sa me poshte:

-E gjithe farsa e gatuar qe trumbetohet here pas here ka te beje me nje fakt te cilin jam krenar ta tregoj e ta mbroj shteterisht e njerezisht si zyrtar e si malesor:

Ne kohen kur kam ushtruar detyren e Kr.Komunes Margegaj,brenda gjithe normave qe nje ligji e kanuni kam lejuar qe kirurgu i njohur Dr.Din Selimi te rikonstruktoje e te pershtase banesen e tij familjare ne Valbone.

Ky akt te cilin ata qe per 30 vjet"ndriçuan"Tropojen eshte bere shkak per penalizimin tim sistematik ndonese Zyrat pergjegjese te ZRPP -se e kane gjetur korrekt perderisa e kane legalizuar.

Kaq dhe vetem kaq eshte tymnaja me te cilen argetohen e shpresojne ta bejne kale beteje kundershtaret politike.

Por sinqerisht i rrefehem miqve dhe kundershtareve se edhe 1000 here po te isha ne ate pozicion te njejten konsiderate do te ndaja per kete vendim i cili mbeshtetet nga ligji,morali dhe tradita e malesorit.

Une vijoj jo vetem te mos shqetesohem nga te tilla inskenime por te mbeshtes ne ç'do rast drejtesine.

Kam qene dhe do te jem deri ne diten e fundit te mandatit sherbetor i besimit tuaj per nje Tropoje me te mire,me te perparuar dhe me te qete nga ngaterrestaret qe e perdoren politikisht e financiarisht per 30 vite.

I gjithe sqarimi eshte bere per transparence ndaj dhjetera miqve e qytetareve te revoltuar nga keto inskenime te dobeta e meskine te cilet me shkruajne te indinjuar,sepse mua puna e angazhimi nuk me japin kohe as ti degjoj e per me teper nuk i konsideroj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu