Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Ka patur raste me mpirje fytyre”, Bino zbulon efektet anësore që u janë shfaqur personave pasi morën vaksinën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Silva Bino, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, në emisionin “Open”  ka thënë se në vendin tonë nuk ka patur asnjë rast të personave të vaksinuar të cilët kanë patur efekte anësore të rënda pas marrjes së vaksinës.

Mes të vaksinuarëve dy kanë qenë ata të cilët kanë shfaqur efekte disi të rënda, ndërsa raste me efekte të lehta të cilat janë dhe të pritshme ka patur shumë.

“Efekte anësore shumë të rënda nuk kemi pasur. Kemi pasur efekte anësore disi të rënda, 2 raste, me mpirje fytyre. Kurse efekte anësore të pritshme, pra të lehta, kemi pasur”- tha Bino.

Bino ndër të tjera shtoi se nëse vaksinimi do të ndodhte sipas kapacitetetit të vaksinave që ka Shqipëria do të imunizohej 12% e popullsisë.

“Kemi vaksinuar rreth 3% të popullatës. Mundësitë i kemi që të bëjmë rreth 15 mijë vaksinime në ditë. Vaksinimi është i kombinuar në qendra të përqendruara dhe në pika të hapura kastile për vaksinim. Për qytetarët, dhe në vendet e punës, dhe në qendra shëndetësore. Të gjitha këto e përshpejtojnë vaksinimin. Me kaq doza sa kemi, mund të kapim vaksinimin e 12% të popullatës. Për të gjitha vaksinat ka refuzime.”- shton ajo.

Që prej ditë së dielë  në Shqipëri po zhvilohet procesi masiv I vaksinimit të moshave mbi 70-vjeç.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img