Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

‘Ka patur dy pjesëtarë të stafit të FSHF me koronavirus’, flet Armand Duka: Qeverisë i kërkojmë të paguajë rrogë minimale edhe për futbollin, Rama ‘bëri gol’ me dërgimin e 30 mjekëve në Itali

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe vështirësitë që po has futbolli në këto kohë.

Ai ka thënë se dy pjesëtarë të stafit të FSHF-së kanë qenë të infektuar me COVID-19, ndërsa stafi i FSHF ndodhet në karantinë.

Duka tha se kontaktet me UEFA-n janë të vazhdueshme, për të marrë vendime se çfarë do të bëhet me sezonin futbollistik që u la përgjysmë, ndërsa sot do të ketë edhe një video-konferencë të sekretarëve të federatave.

Presidenti i FSHF foli edhe për kërkesën e federatës drejtuar qeverisë për të ndihmuar futbollin shqiptar, duke u shprehur se kërkohet vetëm një pagesë minimale për futbollistët dhe stafet e ekipeve.

I pyetur nëse do e konsideronte një “gol” veprimin e kryeministrit për të dërguar 30 mjekë në Itali, Duka e quahti një gjest të goditur, dhe tha se ndjehej krenar për këtë veprim.

“Ka patur dy pjesëtarë të stafit të FSHF-së me COVID-19, ndërsa ne të tjerët jemi të karantinuar.
Kemi kontakte të vazhdueshme me UEFA-n, për të marrë vendime të ndërprerjes apo vazhdimin e aktiviteteve.
Sot është një telekonferencë mes sekretarëve për ato cfarë kanë menduar, duke patur parasysh versionet e rikthimit.

Duhet ta mirëkuptojnë, sepse kur themi futboll kujtojnë Ronaldon dhe Mesin, por me futboll jetojnë dhe ushqejnë familjet shumë njerëz.
Ka dhe shumë trajnerë dhe futbollistë të kategorive të ndryshme që mbajnë familjen me futboll.
Nuk kërkojmë të kompensojë lekët e kontratës, por një minimum jetik që i është premtuar biznesit të vogël.

Nuk janë vetëm klubet e Superiores, por janë edhe kategoritë më të ulëta apo moshat.
Kam pasur kontakte me Ramën, por pa diskutuar për këtë çështje.
Dërgimi i mjekëve në Itali ishte një gjest i goditur, jam ndjerë krenar”, tha Duka ndër të tjera nw intervistwn pwr News24.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img