Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

“Ka pasur rrjedhje informacioni”, Ministri Xhelal Sveçla në konferencë të jashtëzakonshme: Shumica e të kërkuarve janë shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në Mitrovicë ka treguar si paraqitet situata.

Në një deklaratë për mediat Sveçla ka bërë me dije se shumica e personave të shpallur në kërkim janë shqiptarë, teksa shtoi se policia do të punojë për kapjen e autorëve dhe të gjithë pa përjashtim do të përballen me ligjin.

“Jemi thelbësisht të përkushtuar për shtet funksional. Vërtetë Kosova sfidohet nga krimi i organizuar, kontrabandimi, por nga ana tjetër institucionet tona janë të angazhuara për një terrior të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. Aksioni i sotëm është në vrazhdën e angazhimit tonë kundër krimit të organizuar në tërë territorin e Kosovës pa dallim. Ministria e Punëve të Brendshme nuk toleron nga askush që në asnjë moment të cënojë rendin dhe sigurinë publike.  Shumica e të kërkuarëve janë shqiptarë.

Të gjithë perosnat pavarësisht etnisë do të përballen me ligjin nëse janë pjesë e bandave kriminale. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe askush nuk mund të jetë mburojë e krimit. Ju gazetarët ishin dëshmitarë sot për dhunën atje”, tha ministri.

Gjithashtu edhe drejtori i Policisë së Kosovës,Samedin Mehmeti ka shtuar se ka pasur rrjedhje informacioni për operacionin, prandaj janë nën hetim edhe disa zyrtarë të policisë.

Kujtojmë se  qytetarët serbë në veri të Kosovës ditën e sotme kanë kundërshtuar një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Mediat kosovare bënë me dije se situata  u tensionua çfarë ka bërë që serbët t’i vejnë flakën një makine të Doganës së Kosovës.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se zjarri iu vu veturës së Doganës, pas disa të shtënave me armë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img