Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Ka një MËNYRË për të shpëtuar nga SIGURIMSAT që kapin SHTETIN

spot_img

Lajme të ngjashëm

105e4879d9c3459bad878392a16bc17a

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, ka reaguar në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike, dhe debatin që nisi më pas, për përfshirjen e anëtarit të KLP Bujar Sheshi, në Sigurimin e Shetit.

Sipas Patozit, që të kemi një qëndrim të prerë e shterrues për përfshirjen e ‘sigurimsave’ në institucionet shtetërore, duhet të hapen dosjet për çdo zyrtar apo ish-zyrtar të lartë, nga Presidenti i Republikës e deri tek nëpunësi më i ulët.

Do të mjaftonte shembulli i shumëdiskutuar i anëtarit të KLP për të ndërmarrë një nismë legjislative përgjithësuese, që t’i mbyllte rrugën një herë e përgjithmonë për t’u ngjitur në piramidën e shtetit të gjithë asaj skote shqiptarësh, të cilët janë përzier në një mënyrë ose në një tjetër me krimet e përbindshme të armës më famëkeqe të diktaturës komuniste’, ka shkruar ndër të tjera demokrati.

Gjithashtu, ai shton se i takon opozitës që ta sfidojë qeverinë për këtë çështje, sepse për të majtën nuk është ndonjë gjë e rëndë po të kesh qenë oficer i Sigurimit të Shtetit, ndaj edhe prej saj nuk mund të pritet ndonjë ndjeshmëri e veçantë.

POSTIMI I PLOTË:

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img