Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zv. drejtori i Policisë: Ka nisur hetimi për 'Shqiponjat' pas vrasjes së Klodianit, protestat nuk kishin lidhje me të, por...

Shkruar nga Newsbomb
Albert Dervishi

Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishi ka pranuar se ka nisur një hetim administrative për repartin “Shqiponja” menjëherë pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha nga një efektiv i tyre.  

Në një intervistë për emisionin “Repolitix”, Dervishaj tha se në hetim ka përfunduar i gjithë zinxhiri drejtues dhe komandues.

" Drejtoria e standardeve profesionale është vënë në lëvizje ka filluar hetimin administrativ dhe janë listuar të gjithë zinxhiri komandues në këtë hetim administrativ i shqiponjave, është në hetim administrativ. Janë bërë disa analiza tek reparti Shqiponjat dhe të gjithë Shqiponjat e Shqipërisë që ditën e  ngjarjes dhe të evidentohen problematikat edhe më të vogla dhe të përpiqemi të kurojmë çdo lloj defekti që mund të konstatojmë në këto moment. Kemi marrë masa për të bërë një ritrajnim të shpejtë të gjithë shqiponjave për përdorimin e armëve të zjarrit, për zbatimin e  rregullave të sigurisë teknik dhe kushdo që do jetë përgjegjësi do të merren procedime disiplinore deri në përjashtim nga forcat e rendit", tha Dervishi.

Ndërkohë, sa i përket protestave të zhvilluara pas vrasjes së 25-vjeçari, Dervishi tha se këto tubime shkatërruese që përfshinë vendin nuk kishin lidhje me ekzekutimin e Rashës dhe se strukturat e inteligjencës në Policinë e Shtetit po punojnë për të kuptuar qëllimin e vërtetë të organizimit të këtyre protestave.

"Protestat nuk kanë lidhje me ngjarjen. E vetmja protestë që ne kemi qëndruar kokëulur ndaj protestuesve ishte dita e parë. Ditën e parë mund të faleshe çfarëdolloj reagimi. Dëshiroj të falenderoj, babain e të ndjerit i cili na ka pritur disa herë. Kryeministrin, ministrin e brendshëm dhe ka mbajtur një qëndrim fisnik ndaj policisë. Deklaratat e tij në media kanë qenë për të ruajtur një ekuilibër të rendit publik. Strukturat e inteligjencës në policinë e shtetit, janë duke punuar dhe identifikuar edhe për qëllimin e protestave. Po punohet për këtë gjë. Një pjesë e të arrestuarve po pyeten. Veçoria më negative ishte përfshirja e të miturve në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Ne kemi hequr mundësinë e e shkatërrimit të pronës publike nga protestuesit. U futën në rresht të parë të miturit" - tha Dervishi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu