Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ka në dorë fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i lutet Bullgarisë: Na mbështesni për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje Bullgarisë që t’i mbështesë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai tha se Europa është fajtore dhe i ka shumë borxhe Maqedonisë së Veriut, pasi u bënë më shumë se 16 vite që maqedonasit janë duke pritur para dyerve të BE-së.

“Unë do të them një gjë, Europa është fajtore dhe na ka shumë borxh. Europa është edhe Bullgari, edhe Greqi, edhe të gjitha vendet anëtare. U bënë 16 vjet e gjysmë duke pritur para dyerve të BE-së. Në vitin 2001, menjëherë pas Sllovenisë nënshkruam marrëveshje për stabilizim dhe asociim. Para Kroacisë, kurse tani Kroacia feston 8-vjetorin e anëtarësimit të saj në BE. Çfarëdo që të jetë, është e tepërt. Unë dërgoj mesazh lutjeje që Bullgaria ta mbështesë Maqedoninë e Veriut”, tha Zoran Zaev.

Kujtojmë se liderët e BE-së janë shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të ndahen nga njëra tjetra në procesin e çeljes së negociatave, ndaj Bullgaria ka në dorë fatin e të dyja vendeve. Maqedonia e Veriut kanë probleme me njëra tjetrën për çështjen e gjuhës, ku Bullgaria kërkon që Maqedonia të pranojë origjinën bullgare të gjuhës maqedonase.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img