Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Ka në dorë 4200 e delegatëve demokratë, Paloka sqaron përse nuk firmosi për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka në një dalje për mediet deklaroi se ai vetë nuk ka firmosur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, por është i detyruar t’i bindet kërkesës së delegatëve.

Paloka tha se ka një kërkesë për ruajtjen e fshehtësisë së firmëtarëve, prandaj formularët sipas tij do të hapen ditën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar.

“Formularët janë depozituar në zyrën time. Nuk ka detyrim dhe asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përvec vetë kuvendit. Verifikimi i mandatev ngriohet një komision dhe procedura do ndiqet rregullisht.

Një kërkesë e veccantë është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre, problem që nuk haset për herë të parë. Njihet ccështja e patronazhistëve. Këto formularë do të qëndrojnë të mbyllur për t’u hapur ditën e kuvendit të jashtezakonshëm ku do të bëhet verifikimi një për një të atyre që kanë kërkuar thirrjen.

Unë jam një nga ata që nuk kam firmosur por jam i detyruar të zbatoj kërkesën e më shumë se gjysëms së anëtarëve.Ne të gjithë kemi detyrimin, jo të drejtën, por detyrimin të ndjekim të gjithë procedurat dhe të sigurojmë që kuvendi të shkojë sa më mirë. Deputetët janë të padiskutueshëm në kuvend. Siç tha z.Berisha, gjithsecili do të ketë të drejtën të vijë e të verifikojë mandatet”, u shpreh Paloka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img