Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Joe Biden “nxehet” dhe heq xhaketën; kërcënon Putin nëse vazhdon me sulmet kibernetike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur sot pasdite, pak pas takimit katër orësh me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Në një konferencë për mediat, Biden tha se folën gjatë për shumë çështje të ndryshme, nga Ukraina, Bjellorusia e Irani, te terrorizmi në Afganistan dhe kërcënimi i Iranit.

Lexo edhe: Joe Biden paralajmëron Rusinë: Nëse Alexei Navalny vdes, pasojat për ju do të jenë shkatërruese

Biden e përmendi shumë herë sigurinë kibernetike dhe një marrëveshje të mundshme mes tyre. Në të kundërt, Biden tha se do t’i kundërpërgjigjet Rusisë me të njejtën monedhë.

Më poshtë kemi të zbardhur një pjesë të deklaratës së Biden pas takimit:

Joe Biden: Nuk jam kundër Rusisë, është e rëndësishme të luftojmë Covid dhe të mbroj popullin Amerikan. Kjo është përgjegjësia ime si presidenti i SHBA. I bëra të qartë se asnjë presidnt i SHBA nuk mund të qendrojë duarkryq kur popullit tonë i bëhen padrejtësi. Si mund të jem unë president i SHBA kur nuk flas dhe mbroj të drejtat që shkelen. Ne përpiqemi të kemi një qeveri të fortë dhe të përgjegjshme, ndaj kemi ngritur dhe çështje dhe shqetësime të nryshme, siç është çështja e Iranit. Ia kam bërë të qartë këtë Putinit, që do mbrojmë nëse shkelen të drejtat e njeriut. Amerika është pro një Europe të lirë, është kundër shkeljes së fjalës së lirë. Kjo është në interes të përbashkët për të bashkëpunuar. Për ne dhe Rusinë, sepse kjo ndikon në stabilitetin e Botës. I thashë Putinit atë që kam pasur dëshirë dhe qëllim t’i them gjatë gjithë kësaj kohe. Kemi biseduar në detaje për çështje të ndryshme. Ramë dakord për një dialog bilateral dhe strategjik përsa i përket stabilitetit folëm për sigurinë kibertenike. Ne, Rusia dhe vendet e tjera duhet të ndërmarrin vendimet e duhura përsa i përket sulmeve të ndryshme. Në botë ka njerëz që po vdesin nga uria. Folëm për Iranin dhe ramë dakord për të bashkëpunuar pasi Irani është një problem shqetësues për të dyja vendet. Folëm dhe se si mund të ndalojmë terrorizmin në Afganistan, që përbën një nga çështjet më të rëndësishme dhe integritetin territorial të Ukrainës, për marrëveshjen e Minskut, folëm për Bjellorusinë dhe se çfarë mund të bëjmë me këtë. Ishte e rëndësishme të takohesha personalisht me të. Takimi zgjati 4 orë, ishte i mirë, por patëm dhe momente që nuk ishim dakord me njeri-tjetrin. E dëgjova konferencën e Putin dhe gjithçka ai tha. Nuk duhet të marrim vendime të nxituara, dialogu është i rëndësishëm. Siç është e rëndësishme të gjejmë një zgjidhje për sigurinë kibernetike. Nuk është vetëm për interesin tonë, por edhe të Rusinë. Ndaj e kërkojmë këtë marrëveshje?

Pyetje: Është thënë që Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet e fundit por Rusia ka thënë që nuk është e vërtetë? Çfarë keni biseduar lidhur me këtë?

Joe Biden: Nëse do të ndodhi ndonjë gjë e tillë dhe ne do të veprojmë. Ashtu sikurse ndërmorrëm sanksione në të kaluarën ndaj Rusisë. Ka pasoja kur bëhen shkelje. Si do të shiheshin SHBA-të nëse do t’i ndërhyhej në zgjedhje? Si do dukej SHBA para syve të botës nëse i bëhen këto veprime ndërkohë që shihemi si një fuqi e madhe? Sa i takon tregtisë, nuk e kemi problem të bëjmë tregti me Rusinë, por duhet të përmbushen disa kushte dhe nuk shkelen rregullat ndërkombëtare. Përsa i përket kërcënimit kibernetik, nëse vazhdohet kështu, ne do t’i përgjigjemi.

Më shumë

spot_img
spot_img