Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli sot jashtë sallës së Kuvendit, në lidhje me situatën në seancën e sotme plenare. Ajo u shpreh se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, nuk i jep opozitë hapësirën e duhur në Kuvend, duke e cilësuar dhe si një “mercenare të Ramës.”
E pyetur se çfarë lidhje ka Dorian Duçka me Partinë e Lirisë, deputetja e PL tha se ky i fundit është kushëriri i bashkëshortit të saj, Ilir Metës, ndërsa shtoi se ka qenë i rregullt gjatë kohës që ishte pjesë e kësaj partie.
Kryemadhi: Dua t’ju falenderoj për hapësirën që na jepni, pasi parlamentin e ka bllokuar Nikolla, si një mercenare e Ramës. Si deputete e thjeshtë, është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Sot do të diskutonim për gazrat që lëshohen në venddepozitime të vjetra të Sharrës. S’na u dha u drejta për të diskutuar, por as për të marr përgjigje. Rasti i Erisa Xhixhos, një kryeparlamentare që nuk është aftë të administrojë, të largohet dhe të zgjedhin Ballën.
Pyetje: A ka mundësi ta dimë pse Rama ka kaq frikë kur eshtë i pastër.
Kryemadhi: Më vjen keq për vendin tim, kam shumë dëshirë që ndërkombëtarët që na kanë treguar ligjin, a mund të na tregojnë se çfarë po ndodh me Ramën që vjedh paratë e shqiptarëve.
Pyetje: A ka Dorian Ducka, lidhje me partinë e LSI, tani PL?
Kryemadhi: Dorian Duçka është djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI ishte i rregullt. Në momentin që Edi Rama e ftoi si zyrtar edhe Duçka u bë një lobist i Ramës që bënte të gjitha porositë e tij. Kjo është një çështje që i përket drejtësisë.