Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

Ka krisje mes tij dhe Yuri Kim? Edi Rama: Jemi më të ngjitur se kurrë! Kryeministri flet dhe për akuzat ndaj politikanëve socialistë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është shprehur këtë të martë se mes tij dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, nuk ka asnjë krisje të marrëdhënieve. Në përfundim të një mbledhje me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, Rama ka thënë se ata janë më të ngjitur se kurrë.

“Ngjitja ime, nëse mund ta përdor kështu, është me e fortë se kurrë. Ne kemi pasur dje dhe një takim. Kush e shpreson krisjen, gabon rëndë”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët, numri një i qeverisë shqiptare foli dhe për planin e Britanisë së Madhe për riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë, akuzat për ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla. Sipas Edi Ramës, socialistët nuk i komentojnë këto akuza.

Edi Rama: Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji. Procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur, siç ka thënë dhe Ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne, por vetë Departamenti Amerikan i Shtetit. Amerikën e kemi të veçantë, nuk është si ambasadat e tjera.

 A ka krisje mes jush?

Edi Rama: Ngjitja ime, nëse mund ta përdor kështu, është me e fortë se kurrë. Ne kemi pasur dje dhe një takim. Kush e shpreson krisjen, gabon rëndë.

Plani i Britanisë për emigrantët?

Edi Rama: Kjo është një kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë Sekretar i Jashtëm. Sa herë kanë ardhur, kanë ndarë me ne këtë shqetësim. Ju ka thënë mos flisni për një krim shqiptar, krimi është krim dhe nuk ka etni. Kryeministri britanik më ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur, që komuniteti shqiptar është vendosur nën një dritë krejtësisht të gabuar.

Akuzat në media për Arben Ahmetaj?

Edi Rama: Në media janë publikuar të tjera gjëra që lidhen me adresime të individëve, grupe… drejt SPAKUT. Edhe për politikanë që ju i keni pranë (i drejtohet gazetares) dhe nuk më rezulton ta keni përmendur. Ne nuk i komentojmë këto.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për diçka që lidhet me një proces dhe një denoncim që një individë ka bërë në SPAK. Ne nuk e kemi zakon të prononcohemi, kur bëhet fjalë për këtë lidhje. Unë të gjitha çfarë thuhen në media i marrë me shumë rezervë. Procesi ka punën e vetë dhe të vërtetat individuale janë të vërteta individuale.

Rasti in Taulant Ballës me përgjimet?

Edi Rama: Kjo pastaj hyn te një nivel tjetër i së njëjtës vorbull, vorbulla e asaj qeverie të amdhe politike-mediatike që karakterizon mediat. Shqiptarët për fat të keq duhet t’i dëgjojnë kur hapin televizorin.

Më shumë