Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

“Ka korruptuar zyrtarin e FBI-së për të sajuar lobimin e PD-së me para ruse”, Bardhi: I bëj thirrje SPAK, hetoni organizatën kriminale të Edi Ramës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas arrestimit të një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili akuzohet për bashkëpunim me rusët, deklarim të rremë dhe pastrim të parave të pista.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama, përmes një ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit, i ka paguar mikut të tij McGonigal, 225 mijë dollarë për të përfshirë Partinë Demokratike në “përallën” e lobimit me para ruse.

Sipas Bardhit korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI është akti më i rëndë i cili ka ndodhur gjatë 30 viteve në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.

“Korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI për të sajuar rrethana të rreme për kundërshtarët politikë është jo vetëm krim, por akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Asnjë Kryeministër në vendet demokratike nuk përdor para të pista për të korruptuar zyrtarë amerikanë të lidhur me Rusinë për të goditur kundërshtarët politikë”, shkruan ai.

Gjithashtu deputeti bën me dije se ditën e sotme i është drejtuar SPAK ku i ka kërkuar që të nisë hetime për një organizatë kriminale të drejtuar nga kryeministri Edi Rama për kryerjen e disa veprave penale, të cilat janë:

  1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;
  2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;
  3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
  4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Postimi i plotë:

Miku personal i Edi Ramës, Charles McGonigal, u arrestua në SHBA pasi akuzohet për bashkëpunim me rusët, deklarim të rremë dhe pastrim të parave të pista. Drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama, nëpërmjet një ish punonjësi të Sigurimit të Shtetit, i paska paguar mikut të tij McGonigal plot 225 mijë dollarë për të sajuar përrallën me lobim me para ruse të PD në SHBA.

Korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI për të sajuar rrethana të rreme për kundërshtarët politikë është jo vetëm krim, por akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Asnjë Kryeministër në vendet demokratike nuk përdor para të pista për të korruptuar zyrtarë amerikanë të lidhur me Rusinë për të goditur kundërshtarët politikë.

Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK që të nisë hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë :

  1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;
  2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;
  3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
  4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

SPAK nuk ka shumë punë për zbardhjen e kësaj afere kriminale. Mjafton të kërkojë zyrtarisht të plotë dosjen dhe provat pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias në SHBA. Drejtësia që hesht përballë fakteve është drejtësi e vdekur. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë një drejtësi që vepron ndaj kujtdo dhe që i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

LEXO EDHE: Zbardhet DOSJA / Të GJITHA pagesat që ish-zyrtari i FBI-së mori nga Neza dhe lidhja me Duçkën! U nxit të hetonte lobuesit e BASHËS në SHBA (E PLOTË)

 

Më shumë


spot_img








spot_img