Hapësire reklamuese

Rajoni

'Ka informacione SEKRETE për veprimet e krerëve të UÇK-së', gazetari ZBULON se Albin Kurti mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se kreu i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se burimet e tij nga Prokuroria tregojnë se Albin Kurti mund të pyetet mbi veprimet e krerëve të UÇK-së gjatë luftës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zeka thotë se Kurti së bashku me Adem Demaçin kanë pasur informacion se çfarë veprimesh kanë bërë në terren krerët e UÇK-së, të cilët tashmë ndodhen nën arrest në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.

Postimi i plotë:

Albin Kurti munde te merret ne pyetje nga Gjykata Speciale

Burime prane Prokurorise te Gjykates Speciale, bejne te dyshohet se, Albin Kurti, kryetar i VV-se, munde te merret ne pyetje mbi veprimet e krereve te UÇK-se gjate luftes. Kjo, sipas kesaj prokurorie, munde te ndodhe, pasiqe Adem Demaçi dhe Albin Kurti, te pakten kane qene mire te informuar se çfare veprimesh po mirreshin ne teren, dhe shume prej ketyre veprimeve, te pakten sipas nje deshmitari, “ jane bere me urdher te zyres te UÇK-se ne Prishtine”. Te pakten, nje rast eshte regjistruar, qe me urdher te kesaje zyre, grupi i delegacionit ne Qirez, te cilit i printe Nekibe Kelmendi, eshte ndaluar ne Drenice.

Perfaqesues te Prokurorise Speciale kane filluar te besojne ne deklaratate e nje deshmitari, duke u nisur edhe nga fakti se Albin Kurti kurr nuk ka folur per vrasjet e pasluftes, dhe se ai, ne menyre te vetdijeshme dhe te qellimshme, ka perdorur Rexhep Selimin, vetem per t’i realizuar qellimet e tija te semura, qe te marre pushtetin...!!!

milaim_zeka.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll