Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

“Ka informacione, do ketë sulm vetëvrasës”, paralajmërimi i ministrit britanik, disa orë para shpërthimit të fuqishëm në Aeroportin e Kabulit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në aeroportin e Kabulit, “Hamid Karzai International Airport”, shkruan neësbomb.al. Deri tani nuk dihet numri i viktimave, ndërkohë që Pentagoni ka reaguar duke thënë se ata janë vënë në dijeni dhe konfirmojnë shpërthimin.

Mundësia e një sulmi vetëvrasës me bombë është konfirmuar disa orë më parë nga ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey.

Ekziston një informacion “shumë shumë i besueshëm” se militantët e Shtetit Islamik po planifikojnë një sulm të afërt ndaj atyre që mblidhen në aeroportin e Kabulit në një përpjekje për të ikur nga Afganistani, ka thënë Heappey disa orë më parë. Ndërkohë, vetëm 30 minuta më parë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në portat hyrëse të Aeroportit.

Heappey konfirmoi se mundësia e një sulmi të mundshëm me bombë nga militantët e IS-it ishte bërë “shumë më e fortë”.

Një burim i sigurisë talebane ka thënë se të paktën 11 persona, përfshirë të huaj dhe fëmijë, janë vrarë dhe shumë roje talibanë janë plagosur, në shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit, raporton Al Jazeera.

“Tani ka një raportim shumë, shumë të besueshëm për një sulm të afërt, dhe prandaj këshillat e Zyrës së Jashtme u ndryshuan mbrëmë, që njerëzit nuk duhet të vijnë në Aeroportin e Kabulit, ata duhet të lëvizin në një vend të sigurt dhe të presin udhëzime të mëtejshme,” tha Heappey për Radio BBC.

Lexo edhe: Shpërthim i fuqishëm në Aeroportin e Kabulit, nuk dihet numri i viktimave, Pentagoni njofton Presidentin Joe Biden

Në njoftim të mëvonshme ai tha: “Kërcënimi është i besueshëm, është i pashmangshëm, është vdekjeprurës. Ne nuk do ta thoshim këtë nëse nuk do të ishim vërtet të shqetësuar…”

Heappey tha se vendet perëndimore ishin duke u mbështetur te talebanët për sigurinë jashtë aeroportit, dhe se pavarësisht paralajmërimeve, një numër i madh njerëzish ende prisnin atje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img