Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
1kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Ka festë në ‘Fshatin e vajzave’, pas 10 vitesh vjen në jetë një djalë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dc148a494026d0c55d92c55d8d5b090d

Kishte 10 vite që në fshatin Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë lindnin vetëm foshnje të gjinisë femërore, por më në fund banorët e fshatit janë gëzuar pas lindjes së një djali.

Fshati i Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë, që ka një popullsi prej 300 banorësh, u bë i famshëm kur kryeplaku ofroi shpërblim për çiftin e parë që do të sillte në jetë një djalë.

Tashmë pas 10 vitesh më në fund një grua e quajtur Anna ka sjellë në jetë një djalë.

“Është lajm i mrekullueshëm, sidomos në këto kohë koronavirusi. Çdo lindje është e veçantë, por kjo na jep shpresë për të ardhmen. Bartek (emri i vogëlushit) nuk është thjesht një djalë, por një djalë nga Miejsce Odrzańskie”, tha kryeplaku i fshatit.

Fshati polak është shumë i vogël dhe ka patur humbje të vazhdueshme të popullsisë, pasi vajzat largoheshin për të gjetur partnerë dhe të krijonin familje.

Asnjë nga autoritetet nuk ka mundur të shpjegojë se pse prej 10 vitesh nuk kishte lindur asnjë djalë në këtë fshat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img