Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

‘Ka doza edhe për mjekët e Kosovës’, ministri i Shëndetësisë Zemaj i përgjigjet Ramës: Kemi planin tonë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e41e7d32247ff1d6e2fba54ec3e4f297

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se Kosova ka të hartuar në plan për vaksinimin anti-Covid-19 të qytetarëve të saj.

Kjo deklaratë nga Zemaj vjen, pasi kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmë se pjesëtarët e stafit shëndetësor nga Kosova, mund të vaksinohen në Kukës. Për ministrin, prioritet është vaksinimi i stafit shëndetësor, pasi dihet përkushtimi i tyre për të trajtuar pacientët e prekur.

“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, u shpreh Zemaj.

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama, teksa priti mbërritjen e 38.400 dozave me vaksina AstraZeneca në Rinas tha se do të vaksinohen edhe mjekët e Kosovës, që sipas tij do të marrin dozën e vaksinës në Kukës.

Më shumë

spot_img
spot_img