Hapësire reklamuese

Politikë

“Ka dhënë dorëheqjen!” Jorgo Goro përgënjeshtron lajmet: Vijoj detyrën

Shkruar nga Newsbomb
“Ka dhënë dorëheqjen!” Jorgo Goro

Jorgo Goro, ka përgënjeshtruar lajmet që kanë qarkulluar ditën e sotme lidhur me dorëheqjen e tij nga posti i kreut të Bashkisë së Himarës. Në një prononcim për mediat Goro ka bërë me dije se nuk ka dhënë dorëheqjen dhe vijon të ushtrojë detyrën e tij.

“Nuk e kam dhënë dorëheqjen. Vijoj detyrën”, ka thënë Goro për News24.

Mëngjesin e sotëm mediat shqiptare raportuan se kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka dhënë dorëheqjen. Ky lajm erdhi pas një deklarate që Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka dhënë ditën e premte për “Skai”. Dule tha se kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro dha dorëheqje nga ky post.

E marrë shkas nga kjo deklaratë, mediat greke raportuan ditën e sotme se në orët në vijim qeveria me në krye Edi Ramën do të vijojë me emërimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, duke anashkaluar Fredi Belerin, i cili është fituesi i zgjedhjeve të 14 Majit, por vijon të qëndrojë në qeli pasi akuzohet për shit-blerje votash.

LEXO EDHE: “Goro ka dhënë dorëheqje”, mediat greke: Rama do emërojë një tjetër kryetar në Himarë

Menjëherë pas këtyre lajmeve reagoi nga qelia edhe vetë Fredi Beleri. Përmes një postimi në “Facebook”Beleri tha se kryeministri Rama ka hedhur dy hapa shumë të rëndësishëm drejt Belerit. Sipas tij “dorëheqja e Goros” është plani i kryeministrit dhe se tani është në kërkim të një kryetari të ri për Bashkinë e Himarës.

Më tej ai tha se nëse janë në kërkim të një kryetari të ri deri në lirimin e tij, duhet të zbatohen kriteret bazë, pra duhet medoemos të jetë njëri prej këshilltarëve bashkiakë dhe pjesë e kualicionit zgjedhor fitues të zgjedhjeve vendore të majit 2023.

LEXO EDHE: Beleri flet nga qelia, i “sugjeron” Ramës kryetarin e ri të Bashkisë Himarë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese