Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ka deklaruar vetëm një apartament në vitin 2003, ja pasuria e prokurores së SPAK që ka burrin gjyqtar dhe punojnë tërë kohës jashtë orarit

Shkruar nga Newsbomb

Elida Celami (Kaçkini) me një karrierë nisur që në vitin 2006 si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, është tashmë një nga prokuroret e SPAK që do të hetojë dosjet e ‘nxehta’.

Kaçkini ia doli të kalojë vettingun edhe pse bashkëshorti i saj Bezart Kaçkini rezultonte se ka blerë një shtëpi me burime të pamjaftueshme të ardhurash nga puna si gjyqtar.

Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë por KPK nuk e penalizoi prokuroren për faj të tij duke argumentuar se blerja e shtëpisë ishte bërë para se ai të martohej me Elidën.

Por si ka ndryshuar pasuria e prokurores së SPAK?

Në vitin 2003, ajo ka deklaruar vetëm një apartament banimi me sipërfaqe 69.14m2, blerë nga Enti Kombëtar i banesave.

Screenshot_6.jpg

Gjatë deklarimeve ndër vite të Prokurores, bien në sy pagesa të shumta për punën si prokurore jashtë orarit zyrtar si dhe pagesat nga dietat.
E njëjta gjë vlen edhe për bashkëshortin e saj gjyqtar i cili në formularin e deklarimit vazhdimisht ka pagesa për punë jashtë orarit por edhe të ardhura nga puna si pedagog.
Kështu në vitin 2016, prokurorja ka deklaruar një llogari në bankë që shtohet cdo muaj me 2  mln lekë si rrjedhojë e pagës nga prokuroria.

Prokurorja Celami ka deklaruar edhe kursime nga paga në shumën prej 1 mln e 400 mijë lekë. Nga paga për punën e bërë jashtë orarit, prokurorja ka deklaruar 11 mln të ardhura.

Edhe bashkëshorti i saj gjyqtar deklaron 10 mln lekë të ardhura si rrjedhojë e pagës e punës jashtë orarit .

Nga deklarimet e bëra, nuk shquhet asnjë pasuri tjetër veç pagave, kursimeve, dietave e punës jashtë orarit.

e.jpg

el.jpg

el1.jpgel2.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu