Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
38 %
4.1kmh
0 %
Die
4 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
6 °
Enj
1 °
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

“Ka dashuri për kombin tonë”, ish-drejtori i FBI u nderua në Tropojë si “Qytetar Nderi”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Charles McGonigal, ish-drejtor i Kundërzbulimit të FBI, është vënë në qendër të mediave amerikane dhe prej dje në ato shqiptare. McGonigal njihet si mik i kryeministrit Edi Rama dhe për akuzat ndaj tij në SHBA përfshihet dhe Shqipëria.

Mirëpo, ish-zyrtari i lartë amerikan në Shqipëri është nderuar dhe si “Qytetar Nderi”. Më 23 shtator 2021, ish-drejtori i FBI është nderuar nga Bashkia e Tropojës dhe kryebashkiaku socialist Rexh Byberi. I pranishëm është dhe shqiptaro-amerikan Agron Nezaj, gjithashtu i përfshirë në hetim.

“Sot ne Tirane isha i privilegjuar veçanerisht ti dorezoj medaljen e akorduar  “Mirenjohja e Tropojes” z.Charles McGonigal,nje ish personalitet i rendesishem me graden SAC i Agjensise me te fuqishme investigative ne glob FBI.

Z.McGonigal ka deshmuar dashuri te perhereshme per Vendlindjen dhe Kombin tone.Ne kete ceremoni shume miqesore dhe te perzemert moren pjese perveç stafit tim dhe deputetet e Kuvendit te Shqiperise zoterinjte Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.Zoti McGonigal shoqerohej si gjithmone nga miku i tij bashkeqytetari yne i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj”, thuhet në njoftimin e 2021, bërë nga kryebashkiaku Rexh Byberi, i cili qendron dhe aktualisht në faqen e tij.

Njoftimi i kryebashkiakut Rexh Byberi, shtator 2021

Më shumë


spot_img









spot_img