Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

KA DALË RENXHROVER MODELI I FUNDIT..!

spot_img

Lajme të ngjashëm

KRYETARI… KU TA KETË!

Si e “vranë” deputetin!

Fant spathi apo derr maç!

Mutacioni ‘Ballakumja’!

77db9e4914c350a9199b4a672b6a87d5

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al. *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali!

Shqiptarët, si të gjithë njerëzit që popullojnë rruzullin tokësor, kanë halle.

Hallet e shqiptarëve janë të ndryshme nga hallet “e Botës”!

Shqiptarët këtë e kanë kuptuar në krye të herës dhe e kanë skalitur në shprehjen monumentale : “Halle halle kjo dynjā, halli hallit nuk i ngjā”!

Hallet e shqiptarëve mund ti grupojmë në halle të vogla, halle të mesme, halle të mëdha dhe halle përmbi halle!

Halle të vogla:

“Partitë politike na vjedhin zgjedhjet duke blerë apo tjetërsuar votat!”

“Qeveritë na vjedhin dhe na shpërdorojnë paratë e buxhetit!”

“Çmimet e shtëpive janë në stratosferë! Ato diktohen nga pastrimi i parave të pista!”

“Spitalet shtetërore i kemi copë-copë. Mjekët po ikin. Spitalet private të rrjepin!”

“Fëmijët po na shkollohen keq dhe injoranca na ka mbytur!”

“Nuk ka punë. Puna paguhet pak dhe pensionet nuk na dalin!”

“Po luftojnë mendimin ndryshe dhe kanë ngushtuar lirinë e fjalës!”

Ka edhe të tjera si këto halle, por varja këtyre! Halle të vogla paçim gjithmonë. Nuk ka vdekur njeri nga halle të tilla. As nuk bëhet fjalë të protestojmë për gjëra kaq të vogla!”

Halle të mesme:

“Nuk kemi ujë të pijshëm në çezma. Edhe ai “me nder” ujë që sjellin, nuk ngjitet pa pompë!”

“Ka shumë trafik. Nuk kemi ku të parkojmë!”

“Ka shumë tym, pluhur dhe plehra nëpër rrugë!”

“Nuk kemi lulishte, parqe dhe kënde lojrash për fëmijët. Po na qërrohen me celularë!”

“Nuk e dimë çfarë po hamë! Ushqimet janë të trukuara dhe të pakontrolluara!”

Edhe hallet që ne shqiptarët i klasifikojmë si të mesme, janë të shumta. Janë të përditshme, por edhe me ato po mësohemi të jetojmë. Në fund të fundit hallet për njerëzit janë. Nuk ia vlen të ngresh zërin ose të dalësh në protestë as për këto halle!

Halle të mëdha:

“Telenovelat në televizor mbarojnë shpejt. Zgjasin me muaj. Duhet të zgjasin me vite”

“Pse ka dy emisione humori në Shqipëri?!”

“Festivalet e këngëve në Shqipëri, trukohen!”

“Nuk pimë dot duhan si njerëz nëpër lokale”

“Na kanë mbyllur llotot dhe bastet. Na është mërzitur jeta!”

Pikërisht për këto halle që lexuat më lart e për shumë të tjera si këto, ky vend është bërë i pajetueshëm. Nëse një forcë politike do të premtonte zgjidhjen e këtyre halleve që po na marrin jetën, ne shqiptarët do të vërshonim rrugëve dhe do të protestonim me gjithë forcën e trupit dhe të shpirtit!

Halle përmbi halle:

Ka dalë “Renxhrover” modeli i fundit dhe unë nuk e blej dot!”

Këtë hall e ka çdo shqiptar që kur zgjohet në mëngjes deri kur bie të flejë madje dhe nëpër ëndrra. Këtë hall, vetëm pak shqiptarë mund ta zgjidhin. Për të tjerët, ky hall do të mbetet pengu i jetës dhe këtë hall, ata do ta marrin me vete edhe në Botën e amëshuar!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img