Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Ka bërë “deklarata provokuese”, Kosova i ndalon hyrjen drejtorit të Zyrës së Serbisë, Petar Petkoviç

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prishtina zyrtare i ka ndaluar hyrjen drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, për shkak të siç thuhet, pavarësisht se ai në vazhdimësi ka dhënë garanci se do të përmbahet nga deklaratat nxitëse, në vizitat e tij të fundit ka bërë “deklarata provokuese”.

Petkoviç ka thënë se Kosova nuk e lejoi që të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Kosovë, të planifikuar më 3 dhe 4 shtator.

“Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit ‘universitetet’ në Mitrovicë të Veriut”, thuhet në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Megjithatë, MPJD nuk ka sqaruar se cilat deklarata të Petkoviçit i cilëson si provokuese dhe nxitëse të urrejtjes.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img