Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Ka bashkëpunuar me Berishën, Metën dhe Ramën, Benet Beci tregon pse pranoi të kandidojë nën siglën e PS: E gjej veten në programin e partisë, ja e përbashkëta me kryeministrin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bca9dc0eb1e2981aa4179adeba71cab2

Administratori  i KESH Benet Beci do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, ku është vendosur i treti në listën e Partisë Socialiste.

Ai ka mbajtur poste drejtuese edhe në qeverinë e ish-kryeministrit Berisha dhe ka bashkëpunuar me presidentin Meta, por vendosi t’i bashkohej Partisë Socialiste.

Beci tregon se ajo që e tërhoqi nga PS është programi dinamik i parisë, ndërsa tha se e përbashkëta me kryeministrin Rama është dinamizmi për t’i çuar gjërat deri në fund.

“Do ta shihja si një prurje më bashkëkohore. Shpesh themi ndërrohet një qeveri, vjen një tjetër. Ndërrohen drejtora, në fakt është krejt normale të kesh një staturë profesionale afatgjatë, dhe të kesh një qeveri të cilët i mbajnë profesionistët. Kështu ka ndodhur me mua në fakt në këto vite, është një tregues i mirë i mënyrës se si qeveritë mund të punojnë duke mbajtur stafe profesionale them se kjo nuk është një gjë shumë e panatyrshme, të punosh me shumë qeveri. Në momentin kur je duke punuar, janë marrëdhënie profesionale, në të cilat përkushtimi, angazhimi organizim janë elementë që kushdo do të donte t’i kishte në ekip. Dhe te Fondi Shqiptar i Zhvillimit ekipi ka pas një performancë të jashëzakonshme. Kushdo që ka punuar me ne, ka qenë i kënaqur dhe ne kemi shfaqur pjesën tonë profesionale në gjithë këto komunikime dhe kemi arritur të bëjmë kështu të bëjmë dhe t’i japim vendit përmes profesionalizmit më të mirën. Është celësi i suksesit edhe të realizimit të projekteve të mëdha që kemi bashkëpunuar edhe me qeveritë dhe kryeministrat.

Kam 8 vite eksperiencë që punoj me kryeministrin Rama. Janë 8 vite të një marrëdhënie profesionale, tashmë edhe njerëzore. Ka një dinamizëm që na bashkon dhe një gjë të përbashkët për t’i shkuar gjërave deri në fund edhe për të patur një performancë dhe dinamizëm në punë. Kjo mund të them që është pjesa që na bashkon dhe që unë e gjej veten me kryeministrin dhe me partinë e programin që në fakt është dinamik”, tha Benet Beci.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img