Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Ka ardhur koha për lamtumirë”, Filipinet zyrtarizojnë prishjen e marrëdhënieve me SHBA

spot_img

Lajme të ngjashëm

6cad0f218223e073fa7d0ec4362001c7

Kthesa në politikën e jashtme kishte kohë që ishte sinjalizuar: presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte deklaron në vizitën e tij në Pekin “ndarjen”prej aleatit shumëvjeçar, SHBA.

Filipinet e kanë ndryshuar krejtësisht anën në raportin me Kinën dhe SHBA: presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte deklaroi në Pekin zyrtarisht ndërprerjen e partneritetit të vendit të tij me partneren shumëvjeçare, SHBA. Para përfaqësuesve të qeverisë dhe të ekonomisë, Duterte shpalli “ndarjen”nga aleati i deritashëm.

Në këtë mënyrë ai përfundoi në mënyrë radikale kthesën politike të sinjalizuar disa herë. “Unë nuk do të udhëtoj më në SHBA. Atje ne vetëm na fyejnë,” tha 70 vjeçari. Prandaj ka ardhur koha për një lamtumirë, tha ai.

Përkundrazi, Kina ka qenë gjithmonë një mike e Filipineve dhe me të ekzistojnë rrënjë të thella të përbashkëta, tha Duterte në një takim me Presidentin e Kinës, Xi Jinping në kryeqytet. Xi Jinping nga ana e tij e quajti takimin një “moment historik”. Gjatë vizitës së Dutertes pritet të lidhen marrëveshje të gjera për ekonominë dhe tregtinë.

Obama e anuloi takimin me Duterten

Marrëdhëniet me qeverinë e SHBA janë të acaruara midis të tjerash për shkak të diferencave për të drejtat e njeriut. Kështu, Presidenti i SHBA, Barack Obama e anuloi pak kohë më parë takimin e parë të planifikuar, pasi Duterte e pati sharë “bir bushtre”. Pas kësaj qeveria e Manilës shprehu keqardhjen. Duterte deklaroi se pati reaguar për informacionet se Obama qe përgatitur t’i jepte mësim lidhur me vrasjet pa gjyq, që po bëhen në Filipine. Një nga arsyet pse kritikohet Duterte ka të bëjë me faktin se numri i njerëzve që janë vrarë në lidhje me kriminalitetin e drogës që kur ka ardhur në pushtet ai në fillim të verës është rritur në mënyrë drastike.

Pas takimit midis Xi-së dhe Dutertes, diplomatët në Pekin thanë se u ra dakord që pretendimet territoriale në Detin e Kinës së Jugut të zgjidhen me dialog dhe në mënyrë paqësore. Vëzhguesit folën për një sukses politik të Kinës. (Deutsche Welle)

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img