Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Tropojë, ku ka parë nga afër një qendër të grumbullimit të gështenjave në këtë qytet.
Mirëpo përtej bisedës serioze, kryeministri nuk i ka kursyer bautat për LSI-në.
Teksa ishte në qendrën e grumbullimit të gështenjave, Rama nuk nguroi që të thumbojë LSI-në.
Biznesmeni: Ka potencial, por ka edhe vështirësi, sepse në zonën e Shkodrës ka rënë një insekt që quhet “çeneti” i cili dëmton gështenjën. Ky insekt akoma nuk ka ardhur në Bajram Curr, por shumë shpejt do vijë. Sivjet Ministria e Bujqësisë hodhi një insekt të mirë dhe shpresojmë që kur të vijë në Tropojë ta përdorim edhe këtu. Ky insekt e ha atë insektin dëmtues.
Rama: Qenka si LSI ai insekti
(Të qeshura)