Juventus ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 kundër Napolit, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Bardhezinjtë e drejtuar nga Masimiliano Alegri kanë dhuruar spektakël në shtëpi, teksa përmbysën rezultatin nga 0-1 në 3-1.
Golat për “Zonjën e Vjetër” u shënuan nga Dibala në minutat 47′, 69′ dhe Gonzalo Higuain në minutën 64′. Golin e vetëm për Napolin e shënoi Jose Maria Callejon në minutën 36′. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet në datën 5 prill, në stadiumin “San Paolo”.