Hapësire reklamuese

Aktualitet

Juth Live Concert… magjia e skenës high- tech

Shkruar nga Newsbomb

Mbrëmja e së premtes ishte e gjitha për JUTH. U mblodhën me qindra e mijra, nga e gjithë Shqipëria, në një shesh të madh, virtual , për të shijuar një koncert të munguar prej kohësh, një koncert që u organizuar për herë të parë, si eksperiencë eksluzive nga Juth by Vodafone, për të mbështetur artin  e për të kënaqur të gjithë të rinjtë me muzikën dhe artistët e tyre të preferuar, në këto kohë pandemie kur kufizimet s’të lënë hapësira argëtimi.

Por ja që teknologjia mund të thyejë çdo barrierë e mund t’i lidhë njerëzit me dëshirat e tyre edhe në këto distance të dikturara.

Gjithçka ndodhi në skenë, u trasmetua live stream në aplikacionin Juth App, që hapi dyert për të gjithë të rinjtë, edhe për ata që nuk janë klientë të Vodafone, sepse kjo festë muzike duhej të shijohej nga të gjithë.

Të rinjtë shijuan Kidën që e qeshur si gjithmonë, e veshur e gjitha në të zeza e me ojnat e lëvizjet, të cilat po përpiqen t’ja imitojnë gjithë funs-at, ndezi e para skenën e Juth Live Concert me këngët hit të saj, “Edhe sa”, Paranoia” e “Pishman” . Pastaj Arilena Arën, vajzën fine me sytë e bukur që solli repertorin me të cilin ka bërë dhe xhiron e botës. Takimi i ish konkurrentes së X- Factor me ish trajnerin në po atë spektakël, Alban Skënderaj ishte momenti më i bukur i këtij koncerti, të cilin moderatori Isli Islami nuk e la t’i shpëtonte nga duart, ndaj i mbajti paksa më gjatë në rrëfim, për këtë takim të bukur në skenën e “Juth Live Concert”, për miqësinë e veçantë të krijuar mes tyre, tashmë që Arilena nuk është më fëmija, siç duket në sytë e “mësues” Albanit.

Pas “Nëntori 26”, “Faleminderit”, “Jetë” e  “Parajsa ime” do të ishte një tjetër moment spektakolar, kur krah Isli Islamit, Albani do të përcillte një faleminderit artistike, përmes tingujve të “Faleminderit” e fishekzjarreve që shënuan fundin e këtij projekti, të konceptuar bukur  e me stil modern, në çdo detaj nga  “Le Spot” .

Pas “Digital home concert”, ky ishte takimi i rradhës dhe jo i fundit. Juth by Vodafone do të vijojë të sjellë në Juth App evente të tjera të bukura si këto. Ka gjithmonë zgjidhje smart për të realizuar gjëra të bukura. Të tilla projekte të guximshme e inovative, bëhen të mundura kur ke në dorë teknologjinë, dhe rrjetin e cilësisë superiore, të Vodafone.

Screenshot_1_copy.jpgScreenshot_2_copy_copy.jpgScreenshot_3_copy_copy.jpgScreenshot_4_copy.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu