Hapësire reklamuese

Showbiz

Justin Bieber kërkon falje publike për gënjeshtrën e 1 prillit:  Nuk do të thotë që jam i pandjeshëm...

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e gënjështrave, më 2 prill, këngëtari i njohur Justin Bieber publikoi disa foto në profilin e tij ku tregonte se bashëkshortja e tij Hailey Baldwin ishte shtatzënë.

Por ai më vonë zbuloi se e gjitha kjo ishte në kuadrin e ditës së gënjeshtrave. Por kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat e tij të cilët mendonin se nuk mund të bëhet shaka në lidhje me shtatzëninë pasi shumë njërëz e kanë të pamundur prindërimin dhe kanë shpërthyer në komente negative. Dhe ditën e sotme Justin ka kërkuar falje publike menjëherë duke sqaruar se gjithaçka ka qënë shaka dhe njërëzit nuk duhet të marrin çdo gjë seriozisht.

'Gjithmonë do të ketë njerëz që ofendohen, njerëz që nuk i kuptojnë shakatë, unë jam një person që bëj shaka dhe kjo ishte gënjeshtra e 1 Prillit. Nuk do të thotë që jam i pandjeshëm ndaj njerëzve që nuk mund të kenë fëmijë. Shumë njerëz që unë njoh, si gënjeshtër të parë për 1 Prillin kanë që t’u tregojnë prindërve që janë shtatzënë, për të parë reagimin e tyre. Por unë gjithsesi do të kërkoj falje dhe do të marr përgjegjësinë dhe do t’u kërkoj ndjesë njerëzve që u ofenduan. Me të vërtetë që nuk dua që dikush të lëndohet nga një shaka… Është si atëherë kur i hodha tortë në fytyrë motrës sime të vogël për ditëlindje, duke menduar që do të qeshte, por ajo qau.  Ndonjëherë nuk e dini se çfarë do të lëndojë ndjenjat e dikujt, jo për të krahasuar shtatzëninë me tortën në fytyrë, por vetëm për të dhënë idenë se nuk dihet çfarë mund të të lëndojë. Disa mund të kenë qeshur, por disa mund të jenë ofenduar…” ka shkruar në postim këngëtari.

 

auto_Screenshot_151554286869.jpg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu