Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.6kmh
40 %
Die
22 °
Hën
21 °
Mar
19 °
Mër
20 °
Enj
13 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Juristi që tentoi të vriste Edison Begajn, bëri aksident në Fier dhe braktisi makinën, 3 ditë pas atentatit iku nga Shqipëria; Si u zbulua Mitri Prifti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mitri Prifti, është 36 vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi është autor i dyshuar i atentatit që ndodhi në Kaninë në 29 maj 2021, ku mbeti i plagosur Edison Begaj. Ai, rezulton se ka dalë nga Shqipëria 3 ditë pas ngjarjes, ndërkohë që policia njoftoi dje, pas 3 muajsh, se e kishte shpallur në kërkim.

Ndërsa nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Prifti është larguar nga Porti i Durrësit në datën 1 qershor të këtij viti. Ai është larguar me traget në drejtim të Italisë dhe sot e kësaj dite nuk dihet me saktësi se ku ai ndodhet tani; nëse ka qëndruar në Itali apo është larguar drejt ndonjë shteti tjetër.

Ora News shkruan se një nga detajet që ka sjell zbulimin e Mitri Priftit si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur 3 muaj më parë në Kaninë, ka qenë makina me të cilën juristi 36 vjeçar ishte larguar. Gjatë rrugës së kthimit, ai ka bërë aksident në Fier dhe aty ka braktisur makinën.

Qëllimi i tij ka qënë djegia e makinës, por për shkak se Prifti ka dalë nga rruga dhe ka bërë aksident, ka vendosur të largohet me shpejtësi, duke lënë gjithçka të paprekur në makinën tip mercedes Benz.

Makina është gjendur të nesërmen e ngjarjes, dhe policia e Fierit e ka raportuar si aksident por pas gjetjes së uniformës së policisë dhe armës, në lojë për këtë ngjarje është futur dhe policia e Vlorës, duke kryer hetime.

Në kapuçin e gjendur në makinë është marrë një kampion pështyme, duke bërë që ajo të analizohet në bankën e të dhënave që ka sistemi i policisë shkencore. Profilet e ADN-së së Mitri Priftit, besohet se janë marë nga policia shkencore për ekzaminim qysh prej periudhës kur ai u përfshi në ngjarjen e Shullazit.

Krahasimi i profilit të ADN-së me pështymën e gjetur në kapuçin e sekuestruar, ka rezultuar se ishte e ngjarme me atë të juristit Mitri Prifti.

Pse tentoi të vriste 36 vjeçari burrin e kushërirës?

Mitri Prifti është një person për të cilin edhe më parë është shkruar në media. I riu është me profesion jurist dhe jeton në Tiranë, ku dhe është përfolur se ka qenë ndërmjetësues i një konflikti mes Emiljano Shullazit dhe Jani Zakës.

Por, çfarë e lidh atë me Vlorën? 36 vjeçari mësohet se është kushëriri i gruas së ndjerë të Edison Begajt. Pak ditë para plagosjes së këtij të fundit, më 29 maj 2021, Begaj dhe Prifti kanë qenë bashkë në një lokal në zonën e Lungomares.

Aty mes tyre ka nisur një konflik dhe Edison Begaj ka qëlluar me shpullë në mes të lokalit Mitri Priftin.

Ajo shpullë do të bëhej shkak që pak kohë më vonë juristi nga Tirana të vishej me rroba policie dhe të shkonte në shtëpinë e vlonjatit Edison Begaj, në zonën e Kaninës. Sapo Begaj mbërriti në shtëpi, 36 vjeçari i doli para dhe e qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të plagosur.

Lexo edhe: 3 muaj nga tentativa për të vrarë Edison Begajn në Vlorë, Policia zbardh ngjarjen: Autori është një 36 vjeçar nga Tirana, është në kërkim

Lexo edhe: I bëri atentat burrit të kushërirës, Mitri Prifti nuk ia fali shpullën në mes të Lungomares Edison Begajt

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img