Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Juristi i PD nxjerr “provat” për Vlorën: Shenjat e gishtave të 23 personave janë përdorur për identifikimin e 60 votuesve (TË DHËNAT E “PEI”)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Marash Logu, jurist i PD në KAS nxjerr “provat”që sipas tij tregojnë se zgjedhjet në Qarkun e Vlorës duhet të ripërsëriten, pasi shenjat e gishtërinjve të 23 personave janë përdorur për identifikimin e 60 zgjedhësve. Këto të dhëna kanë dalë thotë ai, nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjes PEI.

Sipas Logurt, ekziston mundësia që 23 persona të kenë votuar 60 herë, ose rreth 3 herë/secili.

Shënimi i juristit të PD Marash Logu:

Nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve të identifikimit elektronik (PEI) për qarkun Vlorë, e cila u mor nga KAS me kërkesë të Partisë Demokratike, rezultoi:

• Shenjat e gishtërinjve të 23 personave janë përdorur për identifikimin e 60 zgjedhësve. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që 23 persona të kenë votuar 60 herë, ose rreth 3 herë/secili (shih foton 1 dhe 2 më poshtë).

• Në foton e parë me nr.rendor 7 rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e dy zgjedhësve në dy qarqe të ndryshme: njëri në bashkinë Vlorë dhe tjetri në bashkinë Ura Vajgurore, Berat.

• Në foton e dytë me nr.rendor 19 rezulton se i njëjti person ka votuar dy herë, një herë në bashkinë Konispol, dhe herën tjetër në bashkinë Sarandë. Po në këtë foto me nr.rendor 21, rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e 12 zgjedhësve, pra potencialisht i njëjti person ka votuar 12 herë.

Vetëm katër prova që KAS ka qenë i detyruar t’i marrë, me kërkesë të PD-së, faktojnë rreth 200 shkelje flagrante të ligjit. Ndërsa, shërbëtorët e Edi Ramës në KAS kanë refuzuar jo një herë, por 57 herë, të bëjnë transparencë të plotë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Këto prova janë dëshmi e pakundërshtueshme se vullneti i 1.78 milionë votuesve u diktua nga krimi dhe paligjshmëria. Megjithatë, ne do ta vazhdojmë betejën. Sepse këtë betejë nuk po e bëjmë as për vete, as për anëtarët e KAS, por për qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta e 25 prillit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img