Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Juristi evidenton dy probleme: Nëse Gjykata e shkarkon, mund ta bëjnë me çdo president tjetër. Nëse s’e shkarkon, do të sillen të gjithë si Meta

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka evidentuar sot dy probleme që mund të ngjasin pas procesit të shkarkimit të Metës nga Kuvendi.

Ai tha në “Open’ se nëse Gjykata e shkarkon, atëherë mund të krijohen precedentë të tillë që të shkarkohet çdo presidenti i mëvonshëm.

Nëse nuk e shkarkon tha Spahiu, atëherë çdo president më vonë do të sillet si Meta.

Kreshnik Spahiu: Ky proces ka një problem. Në fakt ka dy probleme. Nëse do të pranohet kërkesa e parlamentit nga gjykata do krijohet precedent që çdo parti të interpretojë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe të mblidhet për ta shkarkuar. Dhe të hapet rruga që të shkarkohet çdo president i mëvonshëm. Nëse rrëzohet kërkesa e kuvendit për mosshkarkimin e tij, Gjykata Kushtetuese do t’i lërë një praktikë historisë politike shqiptare që çdo president që do zgjidhet në të ardhmen mund të sillet me modelin Meta. Nëse do rrëzohet i bie që PS mbas 6 muajve të zgjedhë presidentin e ri dhe nëpërmjet analogjisë së modelit Meta të zgjedhi një tip të ngjashëm me Metën të dali në fushatë me PS dhe të marri flamurin. Ka dy probleme. Meta nuk po shkarkohet për vepër penale, por për shkelje të rënda të kushtetutës, për veprimet apo aktet që nënshkruam. Kuvendi e kishte në dorë Metën për ta shkarkuar ku dekretoi dy herë zgjedhjet. Kishte dekret nga Meta dhe nuk shkoi askush në votime. Nga ai moment e gjykojnë për veprimet dhe artikulimet e tij. Meta do mbahet mend si kreu i shtetit që tha nëse PS fiton unë jap dorëheqjen. Sot në shesh nuk kishte as 20 veta për ta mbështetur, është fundi politik i një njeriu, i një presidenti që institucionin e Presidencës e ka nxjerrë nga shinat.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img