Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Juria merr vendimin për gjyqin mes Johnny Depp dhe Amber Heard

spot_img

Lajme të ngjashëm

Juria në Gjykatën e Virxhinias ka arritur vendimin për padinë për shpifje të aktorit Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, e cila dëshmoi se ishte sulmuar fizikisht dhe seksualisht në disa raste.

Depp kërkoi 50 milionë dollarë për shpifje, por juria tha se ka arritur vendimin edhe për kundërpadinë prej 100 milionë dollarësh që Heard kishte paraqitur kundër Depp.

Vendimet pritet të lexohen brenda gjykatës së Virxhinias në orën 15:00 të së mërkurës me kohën lokale. Juria civile prej shtatë personash duhej të arrinte një vendim unanim për të dyja paditë. Ata diskutuan për rreth 12 orë gjatë tre ditëve.

Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për 50 milionë dollarë, duke e akuzuar atë se e ka shpifur me një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi duke e përshkruar veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

Heard ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh kundër yllit të “Piratët e Karaibeve” pasi avokati i tij i quajti akuzat e saj si mashtrim. Secili akuzon tjetrin për shkatërrimin e karrierës së tyre.

Më shumë


spot_img









spot_img