Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

“Jurgenit s’i mungonin lekët”, Artan Hoxha: Flitet për fajde dhe drogë. Nga mënyra si u vra, ekzekutorët…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha thotë se janë disa pista të ndryshme që po hetohen lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti. Hoxha thotë se flitet edhe për fajde apo drogë, por sipas tij “janë fjalë në ajër”.

Në emisionin “Opinion”, gazetari Hoxha u shpreh se fakti që ekzekutorët kanë lënë shumë pak apo asnjë gjurmë në vendngjarje, tregon se mund të jenë profesionistë dhe e kanë planifikuar mirë vrasjen.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Kjo do të thotë që ekzekutorët nuk kanë qenë…Mënyra se si është kryer vrasja, vendi ku është kryer ngjarja, e vetmja kamer që ishte aty nuk rezulton të ketë dhënë ndonjë ndihmë të madhe. U tha që ai rrinte shumë në zonën pranë banesës së tij, me shokë në lokalet e lagjes. Që do të thotë se autorët e kanë studiuar mirë, ishte në një zonë, por ajo rrugica nuk do të thotë se ka ndonjë kalim të madh aty. Nga krahu tjetër po të shohësh është numri i madh i gëzhojave që është përdorur, nuk e di pse është dashur të qëllohet aq shumë. Sa del aty ke kamera cep më cep, por në atë zonë nuk ke.

Jurgeni ka qenë një njeri shumë i ekspozuar këto vitet e fundit. Është problem i madh edhe me pistat. Sigurisht që ishte personazh problematik. Ka dyshime për aktivitete, ndër to, flas këto janë pista, është folur për fajde, narkotikë, por të gjitha këto janë në ajër. Sepse kemi të bëjmë me një njeri që nuk i kanë munguar paratë. I jati i vet që në fillimet e ’90 është marrë me biznes, ka shumë biznese, nuk është se janë të mëdha por janë funksionale.

Mënyra se si ka ndodhur ajo ngjarje e djeshme, ai po ta kishte shtëpinë edhe në qendër të Bllokut, dhe me bodigardë po të ishte te dera, ata që ishin nisur do ta bënin atë gjë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img