Hapësire reklamuese

Aktualitet

JUNCKER largohet nga BE-ja pas 5 vitesh me fjalët më të hidhura: E turpshme moshapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Jean Claude Juncker mbyll sot mandatin 5-vjeçar në krye të Komisionit Europian

Jean Claude Juncker e mbyll sot mandatin 5-vjeçar në krye të Komisionit Europian duke përsëritur kritikat ndaj BE-së për moshapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për ‘’politico.eu’’, Juncker vë theksin se BE-ja nuk është e aftë të mbajë premtimet për zbatimin e politikave të zgjerimit.

‘’Nëse fuqia e Evropës qëndron në atë që për të qenë partnerë të besueshëm, dikush mund të na llogarisë për të mbrojtur rendin global të themeluar në rregulla multilaterale, dobësia jonë qëndron në atë që nuk i mbajmë premtimet tona dhe ato të aleatëve tanë ndërkombëtarë.

Shembull më i mirë është politika jonë për zgjerimin dhe paaftësia e turpshme e liderëve evropianë për t’i mbajtur premtimet për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pasi këto qeveri përmbushën kriteret e nevojshme.

Respekti duhet të fitohet edhe nëse dëshirojmë ta mbajmë besueshmërinë tonë, atëherë duhet të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë”, flet për herë të fundit ish-presidenti i Komisionit Europian Juncker.

Kujtojmë që Juncker ishte ndër pëkrahësit më të fortë të hapjes së bisedimeve të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 17 tetor. Vendin e tij do ta zërë Ursula von Der Leyen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese