Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Julka, një fundjavë në fermë, me lopë e viça

spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa shokët dhe shoqet e tyre ngecën në trafik gjatë fundjavës, pas kthimit nga bregdeti i tejmbushur i jugut, Julka bëri një zgjedhje krejt origjinale. Për të kaluar një fundjavë ndryshe, nuk shkoi as në detin e jugut dhe as në malet e veriut, por zgjodhi Shqipërinë e mesme e më konkretisht, një nga fermat e shumta të lopëve që furnizon çdo ditë me qumësht kompaninë “Lufra”. Destinacioni ishte fshati Grabian i Lushnjës.

 

Dy djemtë e vegjël, Ian dhe Greg, panë nga afër se nga vjen dhe si përpunohet qumështi i tyre i preferuar, që e konsumojnë me qejf çdo mëngjes. Gjithë rrugëtimin e tyre, Julka e ndau me ndjekësit e saj përmes Instagramit të vet dhe atij të fëmijëve, @islamibrothers. Ian dhe Greg ishin kuriozë të shikonin nga afër se si ushqehen lopët, si milen, si i jepet qumësht përmes një biberoni viçave, njësoj siç ndodh me bebet e njerëzve, pastaj vizituan fabrikën “Lufra”, për të parë gjithë rrugëtimin që bën qumështi nga lopët tek aparaturat ku përpunohet më tej për të nxjerrë kos, djathë e gjithë produktet e tjera.

Së fundmi është vënë re një tendencë e prindërve për t’i afruar më shumë fëmijët e vegjël me natyrën dhe kafshët. Në këtë mënyrë, ata jo vetëm argëtohen, por edhe mësojnë shumë gjëra të reja e interesante. Dhe jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit vet. Në një nga story-t, Julka u shpreh me humor se gjatë këtij udhëtimi shuan kureshtjen jo vetëm Ian dhe Greg, por edhe ajo. “Kurioziteti nivel 100,” shkruan Julka, “edhe për çunat, edhe për mamin.”

Të nesërmen, pas vizitës në fermë, Julka postoi një foto duke ngrënë mëngjes me Ian dhe Greg, me mbishkrimin, “Mëngjes mamash. Oh, sa shumë na shijuan waffles dhe pancakes sot me qumështin e lopëve që pamë dje në një nga fermat e Lufrës. Super eksperiencë, për të cilën vazhdojmë të flasim ende.” Tashmë që fëmijët e panë me sytë e tyre se nga vjen qumështi dhe prodhimet e bulmetit që konsumojnë çdo ditë, atyre iu shijojnë dyfish. Edhe sepse iu kujtojnë këtë fundjavë të veçantë së bashku, e cila bëri bashkë familjen, natyrën, ajrin e pastër dhe ushqimin e shëndetshëm e të sigurtë për nga pastërtia e cilësia. E kjo është siguria që duhet të na japin prodhimet shqiptare. 

foto.jpg

Më shumë


spot_img









spot_img