Hapësire reklamuese

Showbiz

Julian Deda tregon historinë e pazakontë: Përzura dy tatimorë, ia futën vrapit sa i përmenda Taulantin

Shkruar nga Newsbomb

Aktori i humorit dhe njëkohësisht anëtari i PD-së Julian Deda rrëfeu një histori si përzuri disa punonjës tatimorë në lagjen e tij, të cilët po kontrollin një shitës.

Ai e ka treguar këtë ngjarje në kohën kur qeveria ka nisur një aksion të gjerë në mbarë vendin në kuadër të luftës kundër informalitetit.

“Taulanti vazhdon të jetë ai komshiu im marangoz

Sot, edhe pse e diel, tek një biznes i vogël fare këtu poshtë pallatit tim kishin ardhur nja dy cuba tatimor, shtatshkurtër, me pak mjekër dhe sigurisht me syze me rreth të trashë dhe po i bënin presion atij shitësit, më shumë për t’i dhënë ndonjë lek këtyre, se sa për të qenë në rregull me ligjin.

Durova tre minuta, pastaj iu afrova me shumë qetësi dhe i thashë  ‘Çfarë bëni kështu mor çuna, edhe te dyqani i vëllait të Taulantit e gjetët te vini gjoba?’. Sa mbarova fjalinë, më thanë një, ‘I madh je Julo, të ndjekim çdo javë’ dhe ja futen vrapit’, tregon aktori i humorit Julian Deda.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.