Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Julian Deda sulmon Mark Markun pas dorëheqjes: Pordhac dhe arrogant, nuk ka dhënë asnjë kontribut në PD

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm


Aktori dhe anëtari i PD Julian Deda sulmon profesorin Mark Marku, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mandati i deputetit.

Në një postim në rrjetet sociale, aktori i cilëson si pordhacë dhe arrogantë ata të cilët japin dorëheqje pa dhënë akoma asnjë kontribut (referuar dorëheqjes së Marku), duke shtuar më tej se me veprimin e tyre tregojnë mosrespekt ndaj atyre që u besuan votën.

Postimi i plotë i Julian Dedës:

Keta qe japin doreheqjen nga deputetlleku pa dhene akoma asnje kontribut ne kete drejtim, me duken jo vetem pordhace dhe arrogante, por tregojne edhe nje mos-respekt per ata qe i dhane voten duke e shperfillur vullnetin e qytetareve. Pra jane mbi 5000 vota personale, ca ne Lezhe, ca ne Tirane, te hedhura ne kosh te plehrave dhe kjo nuk eshte aspak normale.

Eshte tamam si te besh nje dasme, te therrasesh gjithe fisin tend dhe te gruas, ti besh ata te harxhojne nje hale me lek per te te bere dhurata dhe te nesermen te divorcohesh me pretekstin se nusja, me te cilen re ne dashuri, papritur u be njeri i keq direkt pas dasmes.

P.s. Nuk me interesojne fare arsyet se pse e kane marre kete vendim, mund te kene te drejte ose jo, kjo eshte ceshtje tjeter.

Screenshot 5 12
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img