Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

 ‘Ju vraftë zoti nëse shkoni në votime’, Rama: Mallkonte Neritani sikur kishte lexuar tërë natën filxhanin e Monikës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Kolonjës, ku ka prezantuar kandidatin e PS për këtë bashki Erion Isai.

Teksa ka folur për vendimin e opozitës për mos marrë pjesë në zgjedhje, Rama ka komentuar edhe deklaratë të bujshme  të Neritan Cekës duke mallkuar shqiptarët që shkojnë në votime.

 ‘Jam kundër partive, të mblidhen dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë më shokët e mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shperdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, ai që shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them’, tha Ceka.

Ndërkohë Rama është është shprehur se mallkonte sikur Neritani kishte lexuar gjithë natën filxhanin e Monikës.

Sipas Ramës, gjithçka çfarë po bën opozita është vetëm pëer të penguar negociatat.

‘Monika është fallxhorja që trazoi të gjithë opozitën. Keni parë ndonjëherë femër të shajë në mënyrë. Mallkonte Neritani sikur kishte lexuar tërë natën filxhanin e Moinikës. 70 e ca vjeç burrë , arkeolog me flokët e bardhë  bënte sikur kishte hallet e Monikës.  Kjo është për të qeshur e për të qarë. Ata po e bëjnë këtë vetëm për të penguar negociatat. Po skemi ç’bëjmë, do ta heqim edhe këtë. Është mësuar Saliu, që hapi rrugë budallait, do i hapim rrugën siç ka bërë ai. Edhe pse koha e Saliut ka mbaruar. Thonë këta që hajde ti shtyjmë zgjedhjet për të ndryshuar ekonominë, po në fakt për këtë gjë më i interesuari jam unë që koka ime është shënjester’, tha Rama.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img